Hapësire reklamuese

Showbiz

Mevlani fotografohet në momente intime me konkurenten e Përputhen +40 (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Disa foto të publikuara në rrjete sociale nga Mevlan Shaba dhe Princi, kanë bërë që të ziejnë fansat me komente nga më të ndryshme.

Të gjithë janë bërë lëmsh pasi nuk dinë nëse mes tyre ka nisur një romancë e re apo janë thjesht foto për të “trazuar” rrjetin.

Ai shfaqet përkrah Lindita Bimit, e cila është një tjetër ish-konkurrente e “Për’puthen +40”. Dyshja duket sikur po i dhurojnë njëri-tjetrit një puthje në buzë. Lindita shfaqet e veshur me një fustan të bardhë e të ngushtë që i tregon linjat trupore, ndërsa Mevlani shfaqet me një këmishë me printe në ngjyra të ndryshme.

“Shaka”, shkroi Shaba krahas imazhit, shoqëruar me një emoji me zemra, që nënkupton ndjenja dashurie.

Disa foto të tjera u publikuan në Instastory nga Princ Mile, në të cilat Mevlani shihej duke i servirur Linditës verë, e krah tyre shkroi: “Hahaha, i kapa”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu