Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Mevlan Shanaj kujton takimin e fundit me Mimika Lucën: Kjo ikje, ishte i vetmi gabim i yti

Shkruar nga Newsbomb
Mevlan Shanaj kujton takimin e fundit me Mimika Lucën: Kjo ikje, ishte i

Artisti Mevlan Shanaj, ka kujtuar takimin e fundit me aktoren Mimika Luca, e cila ditën e sotme ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare.

Teksa ka publikuar një foto me të madhen Mimika Luca të shkrepur disa muaj më parë, Shanaj shkruan se në ditën e lindjes ajo zbukuroi mbrëmjen me hirin dhe mirësinë që e karakterizonte.

Shanaj ndër të tjera shkruan se Mimika Luca, ka qenë aktorja e cila rriti emrin e femrës me personalitetin e saj edhe si shkrimitare.

“Ike Mimi, ike pa u bërë e moshuar! Ja këtu jemi para disa muajsh! Edhe më pas në ditëlindje na zbukurove mbrëmjen me hirin tënd gjithë mirësi, elegancë si balerina e përjetshme e Ndrekës!

Mimi, ke qenë ndër aktoret që rrite emrin e femrës me personalitetin tënd edhe si shkrimtare! Kjo ikje ishte hapi yt i vetëm i gabuar në jetë! Krenar për miqësinë tonë! Lamtumirë Mimika Luca!”, shkruan Shanaj krahas një foto të dy artistëve bashkë.

Ndërkohë, më herët, djali i aktores, biznesmeni Gjergj Luca, përcolli një mesazh në rrjetet sociale, ku njoftoi se varrimi i nënës së tij do të bëhet në orën 12:00.

Gjithashtu ai njoftoi se në të Hotel “International”, pas Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë do të priten të afërm dhe miq që duan t’i japin lamtumirën e fundit aktores.

Sot nga ora 17:00 deri në orën 22:00 dhe nesër nga ora 08:00 deri në orën 12:00.

Aktorja mbylli sytë sot përgjithmonë në moshën 85-vjeçare. Ajo prej disa kohësh vuante nga ishemia cerebrale.

LEXO EDHE:Shuhet në moshën 85 vjeçare Mimika Luca, aktorja e madhe e skenës shqiptare!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese