Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Metoda kryesore që po lufton Covid-19, Rama publikon historinë: Ja si lindi karantina

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ff713e1c458b0e1570c79c81ff930398

Kryeministri Edi Rama ka publikuar historikun se si ka lindur karantina që sot është një nga metodat që po përdoret masivisht për të frenuar përhapjen e Covid-19 që po “gjunjëzon” botën.

Kjo metodë është shpikur nga studiuesi persian i mjekësisë, Ibn Sina (980-1037), i cili dyshoi se disa sëmundje përhapeshin nga mikroorganizmat. Për të parandaluar infektimin nga njeriu tek njeriu, ai shpiku metodën e izolimit të plotë të njerëzve për 40 ditë, që sot quhet karantinë.

“Ja si lindi karantina!

Studiuesi persian i mjekësisë, Ibn Sina (980-1037), dyshoi se disa sëmundje përhapeshin nga mikroorganizmat! Për të parandaluar infektimin nga njeriu tek njeriu, ai shpiku metodën e izolimit të plotë të njerëzve për 40 ditë. Këtë metodë e quajti al-Arba’iniya -“Dyzeta”.

Tregtarët nga Venediku kishin dëgjuar për metodën e tij të suksesshme dhe e sollën atë në Itali. E quajtën “Quarantena” (“Dyzeta” në italisht). Kjo është edhe fillesa e fjalës “karantinë”. Kurani i Shenjtë thotë: “Kush shpëton një jetë njerëzore, është njësoj si të ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin” (5:32). Ende sot, metoda e Ibn Sina-s shpëton jo mijëra, po ndoshta miliona jetë.

Emri i plotë i Ibn Sina-s ishte Abu Ali Al-Hussein Ibn Abdullah Ibn Sina. Në perëndim e njohin edhe me versionin latin të emrit të tij: Avicenna”, shkruan Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img