Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Metit i vunë pistoletën në kokë”, flasin dëshmitarët e ngjarjes në Elbasan: Ai nxorri armën dhe e vrau bau bau, qëlloi mbi...

Shkruar nga Newsbomb
“Metit i vunë pistoletën në kokë”, flasin

Vrasja e Pjerin Xhuvanit dhe plagosja e katër të tjerëve, përfshirë një efektive policie Xhensila Soto, tronditën Elbasanin ditën e djeshme.

Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë në Elbasan kanë rrëfyer momentin e ndalimit nga mbështetësit e PD të Mehmet Grecës, shoferit të Toyota-s pa targa që PD pretendonte se ishte e mbushur me karta ID dhe zarfe me lekë nga ana e përfaqësuesve të PS.

“Mehmet Grecën e morën dhe e futën matanë. Ai ka thyer nofullën e ka me platin e i thash që çfarë keni. Unë thashë se janë të policisë, por ata e morën Metin. Pas kësaj pamë që erdhi një burrë dhe u përleshën. Ai erdhi në këmbë, nuk e pashë si person. Ai nxori pistoletën dhe e vrau bau bau. Një tjetër u shtri këtu, kur mbaruan shkrepjet ai iku me vrap andej. Kërciti shumë arma”, tha njëri nga dëshmitarët.

Një tjetër tregon se Arbër Papleka qëlloi mbi 15 herë mbi viktimën dhe mbi të tjerët, duke shtuar se i vendosën armën në kokë Mehmet Grecës.

“Qëlloi mbi 15 herë edhe ndaj policisë e të gjithëve, nxori karikator tjetër, qëlloi kapi të gjithë territorin shti ktej shti andej, njerëzit duke bërtitur,  nuk po merrej vesh se çfarë po bëhej. I vuri Metit armën në kokë. Persona të tjerë ishin plagosur. Klment Xhaferri ka 2 vite që s’ka qenë më në lagjen tonë. Asnjë tjetër nuk ka pasur armë, erdhi policia . Ai u tremb dhe qëlloi sërish mbi viktimën, ai largohej dhe vijonte të qëllonte akoma”.

“Ai nuk kishte asgjë, erdhi për t’i heq Metin nga dora, por ai vijoi t’i shtinte, ne kemi parë tmerr ka shtirë mbi 15 herë. S’kishim kohë që të filmonim, ai cilin të shikonte u kapte u merrte telefonin nga dora. Si kishim parë më parë ata persona, që dje kishte 3 furgona, vinin iknin. Ata kanë terrorizuar të gjithë njerëzit. Armë nuk kemi parë tek viktima, ai desh na vrau fëmijën pasi nxori armën këtu. Ata më thanë që jemi të partisë për të mbrojtur votën”, tregoi një tjetër person për TCH, dëshmitar i ngjarjes së rëndë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.