Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Metës i vjen fjala burg si bukë”, Rama: Goditjet e SPAK-ut do lëndojnë politikanë majtas dhe djathtas

Shkruar nga Newsbomb
“Metës i vjen fjala burg si bukë”, Rama: Goditjet e

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarë të Beratit ka sulmuar presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se fjala “bukë” i vjen si “burg”.

Ai paralajmëroi se Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të vazhdojë të godasë korrupsionin, ndërsa shtoi se goditjet e radhës mund të jenë te politikanë të majtë dhe të djathtë.

“Saliu me Ilirin hallin kryesor kanë drejtësinë. E keni dëgjuar Ilirin që i vjen fjala burg si bukë. Një president që flet për burgun sikur vë shenja pikësimi gjatë fjalisë, është në hall në stres dhe problemi i tij kryesor është si ta frenojë këtë proces.
Drejtësia po pastrohet nga llumi, por ka pasur kaq shumë sa kjo punë nuk bëhet sa hap e mbyll sytë. Goditjet e SPAK-ut kanë filluar dhe do të vazhdojnë, vazhdimi mund të lëndojë politikanë majtas dhe djathtas, por shkon në drejtim të duhur për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi”, tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll