Kryetari i Partië së Lirisë Ilir Meta, ka folur për media ku është pyetur nga gazetarët se çfarë mendimi ka që presidenti i ri Bajram Begaj, nuk ka bërë ende asnjë reagim për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Himarë.
Meta nuk foli për këtë çështje, po nuk la pa përmendur ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi ku tha se ai nuk mori asnjë përgjegjësi për ngjarjen, por sulmojnë Sali Berishën.
“Jam këtu si kryetar i Partisë së Lirisë, se kur flet apo nuk flet një president, kjo është çështje e çdo presidenti, nuk është etike për mua, që të shprehem për këtë çështje. Por turp të ketë ministri i Brendshëm që pas 4 ditësh nuk bën një ngushëllim, por merret me Sali Berishën.
Pse Sali Berisha e ka fajin që e ka mbushur ai Policia është mbushur me njerëz të droguar. Sali Berisha e ka fajin për manipulimet e Elbasanit, se këtë lloj policie kanë krijuar. Dalin të fortët dhe policia shtrihet barkas, kështu e kanë krijuar policinë këta” tha Meta ndër të tjera.