Hapësire reklamuese

Ekonomi

Metaverse, një ekonomi 1 trilion dollarëshe

Shkruar nga Newsbomb
Metaverse, një ekonomi 1 trilion dollarëshe

Metaverse ka potencialin për t’u bërë një ekonomi me të ardhura vjetore prej 1 trilion dollarësh në botën e reklamave, eventeve digjitale, e-comerce dhe pajisjeve harduer, sipas një raporti të gjigantit të kriptovalutave Grayscale.

Raporti i publikuar të mërkurën vjen në një kohë kur Facebook njoftoi ndryshimin e emrit të kompanisë në Meta, duke u fokusuar në botën virtuale, për të cilën thotë se është e ardhmja e internetit.

Këtë javë, ka patur tregues që thonë se metaverse mund të shndërrohet në një ekonomi gjigante, teksa një parcelë virtuale brenda platformave Decentraland dhe Axie Infinity janë shitur deri në 2 milion dollarë, raporton newsbomb.al.

Metaverse është një botë virtuale tre dimensionale, brenda së cilës mund të luash, të diskutosh me njerëz të tjerë, të ndërtosh, të punosh apo të tregtosh me kriptomonedha.

Metaverse më të njohura deri tani janë lojërat digjitale Fortnite dhe Roblox. Grayscale vlerësoi se të ardhurat nga bota e lojërave virtuale mund të rriten në 400 miliardë dollarë në 2025, nga rreth 180 miliardë dollarë që ishin në 2020.

Grayscale, që posedon fondin më të madh të kriptomonedhave në botë, thotë se metaverse është ende në fillimet e saj. Ndërsa njoftimi i Facebook se planifikon të shpenzojë 10 miliard dollarë këtë vit në Metaverse, është një shenjë për potencialin që ajo ka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu