Hapësire reklamuese

Politikë

Meta zhgënjehet nga mazhoranca për rezolutën e Srebrenicës: Deputetët nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve

Shkruar nga Newsbomb
Meta zhgënjehet nga mazhoranca për rezolutën e Srebrenicës:

Presidenti Ilir Meta shprehet se është shumë i zhgënjyer nga votimi i mazhorancës në Parlament, e cila nuk votoi pro rezolutës për njohjen e krimeve serbe në Srebrenicë.

Ai shkruan se ndihet i keqardhur që deputetë të Kuvendit të Shqipërisë shtrembërojnë në mënyrë të pamerituar dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë, të cilët e kanë treguar me vepra se janë kundër spastrimeve etnike, dhe në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

Postimi i Metës:

Tejet zhgënjyes votimi KUNDËR i mazhorancës ndaj projekt-rezolutës së paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e genocidit të serbëve të Bosnje-Hercegovinës në Srebrenicë në Korrik të 1995.

Në kushtet e agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm rus kundër Ukrainës, dhe kur në rajonin tonë vërehen përpjekje të shtuara për të mohuar genocidin serb në Srebrenicë dhe për të glorifikuar kriminelët e luftës, seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë do të duhet të shprehte me solemnitet dhe vendosmëri të plotë vullnetin e patjetërsueshëm të popullit shqiptar kundër genocidit barbar, që mori jetët e 8372 njerëzve në Srebrenicë. 

Jam tejet i keqardhur që deputetë të Kuvendit të Shqipërisë shtrembërojnë në mënyrë të pamerituar dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë, të cilët e kanë treguar me vepra se janë kundër spastrimeve etnike, dhe në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu