Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Meta zbut tonet me Parlamentin, flet edhe për Berishën: Është si vera, sa më shumë kohë kalon aq më tërheqës bëhet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilit Meta ditën e sotme ndodhet në Korçë aty ku dhe ka dekoruar katër të përndjekur politikë.

Gjatë një deklarate për mediat Meta theksoi se është i detyruar të respektojë kushtetutën, duke iu referuar këtu edhe dekretimit të qeverisë.

Më tej kreu i shtetit i uroi suksese qeverisë së re, teksa shtoi se puna duhet të fillojë sa më parë.

“Në çdo moment kemi qenë dhe jemi të hapur për të pëmbushur të njëjtat detyrime kushtetuese sa i përket këtij procesi, Urojmë të jetë një parlament sa më funksional dhe natyrisht qeveria e re duhet të fillojë sa më parë”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij presidenti nuk mund të qëndronte pa thënë disa fjalë të mira as për ish-aleatin e tij në qeveri, Sali Berishën.

Duke shmangur pyetjen mbi përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Meta tha se doktori është “si vera, sa më shumë kalon aq më tërheqës dhe demokrat bëhet”.

Fjalimi i plotë i Presidentit:

Meqë përmendët Doktorin, unë do të lutesha që të mos rrini kaq pranë me njëri tjetrin dhe do të lutesha të gjithë të jenë të kujdesshëm në këtë situatë të Pandemisë, pasi ka tendencë përkeqësimi dhe rikthimi të një vale tjetër. Dhe mendoj se kjo është një çështje madhore.

Sa i përket demokracisë në vendin tonë edhe ajo kuptohet që është në një gjendje problematike nuk është ndoshta ashtu siç do të donin të gjithë, përfshirë edhe mua pas 25 prillit, por padyshim është shumë më mirë se situata katastrofike para 25 prillit në kushtet e mungesës së një parlamenti kushtetues dhe funksional; në kushtet e zero opozitës në të gjitha institucionet qendrore e vendore të vendit. Kështu që aktualisht pas 25 prillit, sidoqoftë janë mundësitë për rivendosjen e plotë të demokracisë, për një demokraci e parlament funksional dhe ajo është qëllimi ynë kryesor dhe i të gjithë qytetarëve që demokracia të funksionojë, zëri i tyre të dëgjohet, që premtimet e atyre që votohen, të mbahen. Zoti Meta ju keni thënë se nëse Rama fiton 71 mandate ju do të jepni dorëheqjen.

A i qëndroni kësaj tani që e njohët qeverinë “Rama”? Nuk jemi këtu për të interpretuar dhe për të nxjerrë jashtë kontekstit atë që kam thënë unë. Unë jam këtu për të respektuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe këtë e kam bërë edhe përpara 25 prillit. Shpesh kam shumë kërkesa nga gazetarë për të dalë nëpër studio, por e kam gjykuar të panevojshme një gjë të tillë pas 25 prillit. Për arsye se unë besoj se i gjithë protagonizmi im jo i zakonshëm në dy vitet e fundit nuk ka qenë i kërkuar nga Ilir Meta por ka qenë i imponuar në mbrojtje të demokracisë, kushtetutës, në kushtet e braktisjes nga opozita të të gjithë institucioneve, që nga parlamenti, pushteti vendor dhe çdo gjë tjetër, por edhe në kushtet e përpjekjeve të pandalshme të maxhorancës për të kapur cdo institucion, në mënyrë të veçantë Gjykatën Kushtetuese, të denoncuar qartë edhe nga Komisioni i Venecias, për të kapur edhe institucionin e Presidentit që përpara zgjedhjeve dhe për të krijuar një situatë të pashpresë për demokracinë, ndryshimin dhe për qytetarët. Kështu që unë jam i detyruar të respektojë Kushtetutën.

Aktualisht askush nuk duhet të presë që presidenti të marrë përsipër detyra që u takojnë aktorëve të tjerë politikë. Shpresoj që opozita të përmbushë përgjegjësitë e saj në parlament, që parlamenti të jetë më funksional; që sistemi i llogaridhënies të nisë të funksionojë dhe në interes të mbrojtjes së interesit publik dhe po kështu të gjithë institucionet e tjera të rimarrin veten, të rifitojnë integritetin dhe të respektojnë Kushtetutën. Për të mbetur te demokracia dhe sovraniteti: a e cënon sovranitetin thirrja e ambasadorëve që edhe ju më herët e keni konsideruar si tejkalim diplomatik për përjashtimin e zotit Berisha? Kam parasysh deklaratat e vazhdueshme dhe e djeshme e ambasadores amerikane.

A është kërcënim kur sovraniteti nuk është vetëm përgjegjësi territorial por edhe pavarësi në vendimmarrje? Së pari, sovraniteti është respektimi i vullnetit të qytetarëve dhe nuk ka mbrojtje më të mirë të sovranitetit kombëtar sesa veç sovrani, qytetari sigurisht kur ai është i ndërgjegjshëm për rëndësinë e votës së tij, kur e mbron, kur nuk e shet, kur nuk e tregton në këmbim të gjërave të momentit që i humbet shumë shpejt. Sa i takon sovranitetit pa asnjë diskutim fjala kyç për dekadat që vijnë për Shqipërinë është sovranitet, që nuk do të thotë mospërmbushje e detyrimeve të Shqipërisë ndaj NATO ku jemi anëtar prej kohësh apo ndaj BE ku do dëshirojmë të anëtarësohemi, por një proces i ngadalësuar për fat të keq, pasi gjithë detyrimet tona për këto organizata ne i kemi të fiksuara qartë në kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Unë besoj se në radhë të parë është e rëndësishme ti kthejmë sovranitetin qytetarëve, që ata të mos injorohen më; që ata të mos përjashtohen më; ata të mos vendosen para faktit të kryer, dhe të mos jene viktimë e arbitraritetit dhe kulisave të elitave që kanë kërkuar dhe kërkojnë të nxjerrin sistemin jashtë kontrollit të qytetarëve. Është bërë një hap me 25 prillin, por hapa më të mëdhenj dhe më të shpejtë do të ndodhin në të ardhmen.

Kur do ta thërrisni Ramën për betimin dhe a do ta takoni atë? Në çdo moment kemi qenë dhe jemi të hapur për të përmbushur të gjitha detyrimet kushtetuese përsa I takon këtij procesi sepse parlamenti ka nisur punë dhe i urojmë të jetë sa më funksional, demokratik dhe natyrisht qeveria e re të fillojë sa më parë dhe natyrisht dhe kontrolli i parlamentit ndaj qeverisë. Si e komentoni betejën e zotit Berisha për kthimin e tij në PD? Nuk dëshiroj të merrem me cështje të tilla për arsye se nuk është kjo detyra ime. Sigurisht që zoti Berisha nuk mund të rri pa e thënë që doktor Berisha është si vera: sa më shumë kohë kalon aq më tërheqës bëhet, por edhe aq më demokrat bëhet.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img