Hapësire reklamuese

Politikë

Meta zbulon DREKËN SEKRETE me RAMËN: Për se biseduam. Ai e di shumë mirë shqetësimin tim...

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Ilir Meta, konferencës për media ka zbuluar edhe takimin sekret që ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama 10 ditë më parë.

Meta tha se është takuar me Ramën te Pallati i Brigadave ku i ka shprehur shqetësimin e tij për situatën politike në vend dhe tejkalimin e saj. Meta shtoi se i takonte Ramës të kërkonte një datë tjetër për zgjedhje.

“Kemi pasur një drekë sekrete, e fundit para 10 ditësh në Pallatin e Brigadave ku kemi biseduar dhe ai e di shumë mirë sa i shqetësuar jam unë për këtë situatë dhe tejkalimin e saj. I takonte atij të kërkonte datë tjetër për zgjedhjet. Prandaj Rama ka deklaruar se nuk ishte i surprizuar nga vendimi im”, deklaroi presidenti Meta.

“Që në 24 maj dhe publikisht kam shprehur gatishmërinë time për ti shërbyer një zgjidhje pas dakordësimit të palëve për të shfuqizuar datën 30 qershor e për të gjetur zgjidhje për një datë tjetër. Kjo kërkesë e imja nuk ka funksionuar, dhe dy tre ditë para se të merrej ky vendim Rama ka qenë ne TV dhe ka bërë të qartë se nuk e vë në diskutim 30 qershorin. S’kam bërë tentativë për të komunikuar me të ditë më ka nderuar duke vizituar Skraparin. E vërteta është se kam bërë përpjekje për të komunikuar me Rucin, por ka qenë duke udhëtuar drejt Tepelenës, kjo është historia pse Rama s’ka qenë i surprizuar, unë kam qenë me reagimin e tij. Mëgjithatë ka kohë të reflektojë”, tha më tej Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu