Hapësire reklamuese

Politikë

Meta zbulon arsyen pse shkon shpesh në Vlorë: Pas “tërmetit” të atij zotërisë, duhet të mbrojmë votat

Shkruar nga Newsbomb
Meta zbulon arsyen pse shkon shpesh në Vlorë: Pas

Presidenti i vendit Ilir Meta akuzoi mbrëmjen e sotme kryeministrin Edi Rama se ka manipuluar dhe kapur reformën në Drejtësi.

Teksa u pyet lidhur me vizitat e tij në qytetin e Vlorës, Meta u shpreh se është i detyruar ta vizitojë më shpesh qytetin bregdetar për të mbrojtur votat.

Pyetje: Kush e bëri reformën në Drejtësi?

Meta: Reforma u bë se ishte domosdoshmëri. Rama manipuloi zbatimin e saj përmes ligjeve. Por vota e lirë do t’a ç’kapi më 25 prill.

Pyetje: Pse shkoni shpesh në Vlorë?

Meta:Çdo shqiptar është i dashuruar me Vlorën. Arsyeja e dytë është se jam akuzuar se kam bllokuar rrugën e Selenicës, unë shkoj për ballafaqim. Jam i detyruar të shkoj më shpesh pas ‘termetit të atij zotërisë’ në Vlorë për të mbrojtur votat. Ne nuk i ndalojmë që ata të eksperimentojnë, por pasojat do të jenë të rënda.Dje kam thirrur dhe Damianin e kam pritur tërë natën, por ai s’ka ardhur. E thirra në konferencë se unë jam i hapur.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.