Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Meta zbardh takimin me ambasadorët e BE-së: I sigurova se do dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës e papranueshme (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2bc529976ae4fcd9d212e6b3932baf72

Presidenti Ilir Meta ka zbardhur takimin 60 minutësh me ambasadorët e vendeve të BE, të akredituar në Tiranë.

Meta përmes një postimi në “facebook” shkruan se gjatë takimit u ka siguruar ambasadorëve se do të dekretojë menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të marrëveshjes së 5 qershorit.

Sakaq ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes si dhe ka shprehur qëndrimin e tij se “çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjesojë shtetin e së drejtës”.

“Kënaqësi të prisja sot Ambasadorët e Delegacionit të BE, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të aktedituar në Tiranë. I sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes. I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjesojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Meta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img