Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta zbardh dialogun me homologun slloven: Qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave, Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për ndryshim kufijsh

Shkruar nga Newsbomb
Meta zbardh dialogun me homologun slloven: Qytetarët e Kosovës

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim homologun slloven Borut Pahor, ku ndër të tjera biseduan për vijimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit shprehet se populli i Kosovës meriton sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian, të cilat sipas tij u mbështetën nga presidenti i Sllovenisë.

Meta shton më tej se Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për ndryshimin e kufijve, por heqjen e tyre përmes bashkëpunimit rajonal.

Postimi i Ilir Metës:

Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.

Të njëjtin qëndrim më shprehu sot edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me të cilin gjithashtu nënvizuam rëndësinë e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme nga të dyja palët, që do të përshpejtonte proceset integruese të këtyre vendeve. E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve por heqja e tyre si në vetë Bashkimin Europian, nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë rajonal dhe të distancimit nga e kaluara e hidhur.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll