Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Meta vlerëson me Titullin “Mjeshtër i Madh” aktorin Petrika Riza: Artistët janë krenaria e vendit, janë frymëzim për brezat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

da46b291600c7fa124be277776ade985

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” aktorin e mirënjohur korçar Petrika Riza.

“Në vlerësim të kontributit profesional për artin shqiptar me interpretimin me nivel të lartë artistik të roleve të paharrueshme në skenën e teatrit dhe ekranin e kinemasë. Me mirënjohje për aktorin e rrallë, i cili portretizoi mjeshtërisht dhe realisht personazhet dhe dramat e tyre psikologjike, duke bërë që loja e tij të mbetet e pashlyeshme nga kujtesa e publikut shqiptar”.

Në fjalën e Tij përshëndetëse në ceremoninë solemne të organizuar me këtë rast, duke iu drejtuar familjarëve, kolegëve dhe personaliteteve të artit të pranishëm në ceremoni, Kreu i Shtetit u shpreh:

“Të nderuara personalitete të shquara të artit dhe të skenës, të nderuar pjesëmarrës, në vijimësi të aktiviteteve në nderim e vlerësim të artistëve tanë, kam nderin t’i akordoj sot Titullin ‘Mjeshtër i Madh’ artistit të njohur Petrika Riza, një personalitet i shquar i teatrit korçar dhe të kinematografisë shqiptare, i cili me punën dhe pasionin e tij e ka ngritur dhe zhvilluar artin skenik në nivele të larta.

Petrika Riza, artisti i mbi njëqind roleve në dramë, komedi dhe kinematografi, me një karrierë 45 vjeçare dhe me një pasion të pandërprerë për artin skenik, ka dhënë një kontribut të çmuar në piedestalin e artit korçar dhe atij shqiptar, që tashmë mban edhe vulën e qartë të personalitetit të tij të veçantë artistik. Për talentin, gjallërinë e interpretimeve dhe lojën e tij aktoriale, ai është duartrokitur dhe është dashur gjithmonë nga spektatorët dhe artdashësit.

Karriera dhe puna e gjatë krijuese e zotit Petrika Riza, aktorit dhe më pas drejtorit të Teatrit  ‘Andon Zako Çajupi’ në Korçë, është e stolisur hollë në dhjetëra e dhjetëra personazhe në dramë, komedi dhe kinematografi, duke u shpalosur përpara spektatorit, si një artist i kompletuar shumë planesh, i cili ka lëvruar me shumë sukses të gjitha interpretimet e tij. Ai ka interpretuar në skenë shumë role të rëndësishme dhe protagoniste, si Xhaxha Madhi te ‘Rruga e Madhe’,  Xhon Kelleri tek ‘Ishin të gjithë bijtë e mi’  dhe spoti Filothe te ‘Plumbat e shkronjave’, komisari te ‘Përbindëshi’, prokurori te ‘Denoncimi’ e shumë role të tjera.

Në kinematografi Petrika Riza ka interpretuar në dhjetëra filma, ndër të cilat kujtojmë rolin e Rustemit tek ‘I teti në Bronz’, Naimi në filmin ‘Yjet e netëve të gjata’, roli i dhespotit te ‘Mësonjëtorja’, Kajmekani te ‘Kush vdes në këmbë’ e shumë personazhe të tjera të gdhendura nga publiku. Të nderuar miq, artistët janë krenaria e vendit dhe figurat më të dashura nga publiku. Ata janë edhe frymëzim për brezat e ardhshëm. 

Spektatorët korçarë dhe mbarë publiku i gjerë shqiptar nuk kanë për ta harruar kurrë forcën aktoreske, mjeshtërinë artistike, zërin e ngrohtë dhe potent, si edhe origjinalitetin e interpretimeve të artistit Petrika Riza. Faleminderit!”

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img