Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

Meta vlerëson me dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” historianin francez

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i vendit Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, historianin dhe arkeologun e shquar francez, Profesor Pierre Cabanes. 

Kreu i Shtetit shkruan se nderimi i tij është një shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për punën e palodhur shkencore prej disa dekadash, që daton nga viti 1976, për promovimin e historisë dhe kulturës së lashtë të Shqipërisë në nivel europian.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Në prag të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, pata kënaqësinë të vlerësoj historianin dhe arkeologun e shquar francez, Profesor Pierre Cabanes, me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Nderimi i këtij miku të madh të kombit tonë është shprehje mirënjohje dhe vlerësimi për punën e palodhur shkencore prej disa dekadash, që daton nga viti 1976, për promovimin e historisë dhe kulturës së lashtë të Shqipërisë në nivel europian.

I jemi falenderues Profesor Cabanes edhe për pasurimin dhe nxitjen e marrëdhënieve të reja të bashkëpunimit shqiptaro-francez në fushën e arkeologjisë, duke kontribuar për zhvillimin cilësor të kësaj shkence në vendin tonë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img