Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta vlerëson Mark Bellon dhe Bashkim Ramën me titullin “Për Merita të Veçanta Civile”

Shkruar nga Newsbomb
Meta vlerëson Mark Bellon dhe Bashkim Ramën me titullin

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” dy diplomatë të shquar të vendit tonë, personalitete të jetës politike dhe shoqërore, që nuk janë më mes nesh, Marko Bello dhe Bashkim Rama.

Me anë të një postimi në rrjetin social Meta shkruan se  ish-deputeti dhe ish-ministri Marko Bello kujtohet sot me respekt nga të gjithë, për kontributet e shquara, që ka dhënë në të gjitha fushat.

“Bashkim Rama, me një karrierë të suksesshme në diplomaci, ish-Drejtor i Akademisë Diplomatike, ish-Ambasador dhe njohës i shkëlqyer i çështjeve rajonale, me trashëgiminë e lënë vijon të mbetet një shembull për diplomatët e rinj”shkruan Meta ndër të tjera.

Postimi i plotë i Metës:

Me propozim të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, pata kënaqësinë të vlerësoja me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” dy diplomatë të shquar të vendit tonë, personalitete të jetës politike dhe shoqërore, që nuk janë më mes nesh, Marko Bello dhe Bashkim Rama.

I dalluar për integritetin e lartë, tolerancën dhe konstruktivitetin, duke dëshmuar një përgjegjshmëri të lartë në kryerjen e çdo detyre shtetërore edhe si ambasador, ish-deputeti dhe ish-ministri Marko Bello kujtohet sot me respekt nga të gjithë, për kontributet e shquara, që ka dhënë në të gjitha fushat.

Bashkim Rama, me një karrierë të suksesshme në diplomaci, ish-Drejtor i Akademisë Diplomatike, ish-Ambasador dhe njohës i shkëlqyer i çështjeve rajonale, me trashëgiminë e lënë vijon të mbetet një shembull për diplomatët e rinj.

Përherë mirënjohës për kontributin e dhënë prej tyre që politika e jashtme e Shqipërisë të jetë e qëndrueshme dhe e besueshme, në shërbim të integritetit europian dhe mbrojtjes të interesave kombëtare. ??

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll