Tirana
broken clouds
17.3 ° C
17.3 °
17.3 °
70 %
3.6kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Meta vlerëson Kostandin Kristoforidhin me titullin “Nderi i Kombit”: Një ndër patriotët mendjendritur më të shquar elbasanas

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi patriotin dhe figurën madhështore të Rilindjes Kombëtare Kostandin Kristoforidhin (pas vdekjes) me Titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale meta shkruan se Kostandin Kristoforidhi mbetet një ndër patriotët mendjendritur më të shquar elbasanas, që kontribuoi për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare nëpërmjet gjuhës, arsimit dhe kulturës.

Postimi i plotë i Metës:

Privilegj i veçantë të dekoroja atdhetarin, gjuhëtarin, leksikografin dhe iluministin e shquar Kostandin Kristoforidhi (pas vdekjes) me Titullin e lartë “Nderi i Kombit”, “Për veprimtarinë e çmuar në rrugëtimin e Pavarësisë së Shqipërisë, promovimin e ideve të Rilindjes Kombëtare.  Me veprën e tij kontribuoi në njësimin gjuhës shqipe, zhvillimin e arsimit, si dhe mbrojtjen e identitetit dhe kulturës shqiptare.”

 Kostandin Kristoforidhi mbetet një ndër patriotët mendjendritur më të shquar elbasanas, që kontribuoi për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare nëpërmjet gjuhës, arsimit dhe kulturës. Ai punoi për të nxjerrë në dritë prejardhjen e lashtë të shqiptarëve, virtytet e kombit dhe për ndërtimin e një sistemi arsimor kombëtar.

Kristoforidhi mishëroi përmes veprës së tij gjeografinë e qytetit të Elbasanit, si pikëtakim veri-jug dhe lindje-perëndim të Shqipërisë, duke projektuar bashkimin dhe përparimin e kombit përmes gjuhës së gjallë amtare.

Figura të tilla madhështore për Atdheun tonë, për gjuhën e kulturën shqipe janë shembull frymëzimi në çdo kohë dhe për të gjithë brezat.

Ata na kujtojnë se sa i shtrenjtë është Atdheu, sa i fuqishëm dhe i domosdoshëm është arsimi, se sa mund e gjak është derdhur ndër shekuj për të mbrojtur dhe pasuruar identitetin, pavarësinë dhe kulturën tonë kombëtare.

Ka ardhur dita që qytetarët e Elbasanit t’u kthehen rrënjëve të tyre, jo vetëm duke i nderuar ato me mirënjohjen dhe admirimin, që meritojnë, por edhe duke i rikthyer Elbasanit identitetin e tij historik si vatër e personaliteteve të dijes, shkencës, arsimit dhe kulturës.

Jam i sigurtë se pasardhësit e Kostandin Kristoforidhit, Aqif Pashë Elbasanit, Dhaskal Todrit, Aleksandër Xhuvanit, Lef Nosit, e shumë e shumë të tjerëve, do t’ia rikthejnë lavdinë historike qytetit të tyre përmes rizgjimit kombëtar, që sot duhet të bëjë bashkë të gjithë shqiptarët që Shqipërinë e kanë të shenjtë.

“Zgjohuni shqiptarë!”, jehon thirrja e Kristoforidhit dhe e të gjithë etërve të kombit! 🇦🇱

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img