Hapësire reklamuese

Politikë

Meta vlerëson këngëtaren shqiptare me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”: Ka fituar me meritë duartrokitjet e artdashësve

Shkruar nga Newsbomb
Meta vlerëson këngëtaren shqiptare me titullin e lartë

Presidenti i vendit Ilir Meta vlerësoi sot këngëtaren e njohur Eranda Libohova me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Kreu i Shtetit i akordoi artistes së mirënjohur shqiptare këtë vlerësim për kontributin e saj të vyer 35-vjeçar në muzikën shqiptare, si dhe për talentin e rrallë dhe interpretimin e veçantë të thuajse të gjitha zhanreve e rrymave muzikore.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Artistja e mirënjohur, Eranda Libohova, është një nga këngëtaret më të dashura dhe të vlerësuara nga publiku.

Me një kontribut të vyer 35-vjeçar në muzikën shqiptare, falë vokalit të ngrohtë, talentit të rrallë dhe interpretimit të veçantë, të thuajse gjithë zhanreve dhe rrymave muzikore, veçanërisht të këngëve popullore dhe tradicionale, ajo e ka fituar me meritë simpatinë dhe duartrokitjet e artdashësve duke lënë gjurmë ndër breza me hitet e saj.

Për të gjithë kontributin e vyer në evidentimin e vlerave më të mira artistike kombëtare, pata kënaqësinë që edhe në praninë e shumë kolegëve të saj të nderuar, ta vlerësoja këngëtaren e shquar Eranda Libohova me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu