Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Meta vlerëson ambasadorin e Çekisë: Mbetet shembull i diplomatit që respekton Shqipërinë, traditat dhe kulturën tonë!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

President i vendit Ilir Meta ka vlerësuar në prag të përfundimit të misionit të tij diplomatik në vendin tonë, ambasadorin e Republikës së Çekisë, njëkohësisht edhe Dekanin e Trupit Diplomatik, Jaroslav Ludva, me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile”.

Kreu i Shtetit shkruan se marrëdhëniet mes dy vendeve tradicionalusht kanë qenë  shumë miqësore janë zhvilluar dhe intensifikuar vitet e fundit.

Meta shprehet se ambasador Ludva mbetet shembull i diplomatit që respekton Shqipërinë, popullin, traditat, zakonet dhe kulturën, institucionet dhe ligjet tona në dobi të së ardhmes së përbashkët euroatlantike.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Kënaqësi e veçantë të vlerësoja sot, në prag të përfundimit të misionit të tij diplomatik në vendin tonë, Ambasadorin e Republikës së Çekisë, njëkohësisht edhe Dekanin e Trupit Diplomatik, Shkëlqesinë e Tij, Zotin Jaroslav Ludva, me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile”.

Marrëdhëniet mes dy vende dhe popujve tanë tradicionalisht shumë miqësore janë zhvilluar dhe intensifikuar vitet e fundit, falë vullnetin reciprok për t’i çuar më tej, jo vetëm në nivelin politik, por edhe ato të bashkëpunimit ekonomik, tregtar, turizmit, në fushën e arsimit, shkencës, artit dhe kulturës.

Në këtë kontekst vendoset edhe kontributi i vyer i Ambasadorit Ludva për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, për mbështetjen e palodhur të procesit të integrimit europian të vendit tonë, si dhe për angazhimin e tij të spikatur në çështje të rëndësishme civile, në ndihmë të komunitetit dhe institucioneve shqiptare.

Ambasador Ludva mbetet shembull i diplomatit që respekton Shqipërinë, popullin, traditat, zakonet dhe kulturën, institucionet dhe ligjet tona në dobi të së ardhmes së përbashkët euroatlantike. Ndaj ai do të mirëpritet gjithmonë në Shqipëri, edhe pasi të jetë larguar nga vendi ynë, si një mik i vërtetë, i vendit dhe i popullit shqiptar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img