Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Meta viziton Akademinë e Studimeve Albanologjike: Ka luajtur një rol të madh për forcimin e identitetit tonë kombëtar, meriton më shumë mbështetje

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i vendit Ilir Meta ka vizituar sot Akademinë e Studimeve Albanologjike, duke parë nga afër kryeveprat dhe dëshmitë e forta të civilizimit të hershëm europian të kombit shqiptar.

Kreu i Shtetit shkruan se ishte kënaqësi të bisedonte me profesorët atje, të cilët punojnë me shumë përkushtim, për të ruajtur dhe promovuar një trashëgimi historike dhe kulturore të jashtëzakonshme.

Ndër të tjera presidenti Meta thekson se Akademia e Studimeve Albanologjike luan një rol të madh për forcimin e identitetit tonë kombëtar, ndaj meriton të fuqizohet dhe të mbështetet më shumë.

Postimi i Ilir Metës:

Të shohësh nga afër kryeveprat dhe dëshmitë e forta të civilizimit të hershëm europian të kombit shqiptar, autokton në trojet e veta, është vërtet një ndjesi e papërshkrueshme krenarie dhe emocionesh.

Ishte një kënaqësi shumë e veçantë të vizitoja sot Akademinë e Studimeve Albanologjike dhe të bisedoja hapur me Profesor Luan Përzhitën dhe ekipin e mrekullueshëm të akademikëve, profesorëve dhe restauratorëve, të cilët punojnë me shumë përkushtim, për të ruajtur dhe promovuar një trashëgimi historike dhe kulturore të jashtëzakonshme, e cila duhet të jetë një prioritet edhe më i rëndësishëm mbarëkombëtar, për të gjitha institucionet shtetërore dhe jo vetëm.

Akademia e Studimeve Albanologjike, me një rol të madh për forcimin e identitetit tonë kombëtar, meriton të fuqizohet dhe të mbështetet më shumë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img