Hapësire reklamuese

Aktualitet

Meta vizitë në Qendrën e Ekselencës së Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s: Mundësi trajnimi për specialistët shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme Qendrën e Ekselencës së Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Talin.

Kjo vizitë është zhvilluar pas ftesës së drejtorit të qendrës, Kolonelit Jaak Tarien. Kreu i Shtetit deklaron se kjo qendër i jep mundësi trajnimi specialistëve shqiptarë të fushës.

“I nderuar të vizitoja Qendrën e Ekselencës së Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Talin, me ftesë të Drejtorit të saj, Kolonelit Jaak Tarien.
Patëm një bisedë mjaft kontruktive në lidhje me veprimtarinë e kësaj Qendre të Aleancës, dhe për mundësitë që ajo ofron për trajnimin e specialistëve shqiptarë të fushës.
Mbrojtja kibernetike, element tepër i rëndësishëm për mbrojtjen kolektive të NATO-s.”, shkruan Meta në një postim në Facebook.

71689589_2518545554858369_7321592043245928448_o.jpg

71144981_2518545694858355_5304477884088320_o.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.