Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Meta vizitë në Napoli: Miqësi shekullore që nga koha e Skënderbeut

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në Napoli të Italisë, ku u prit në mënyrë të ngrohtë nga Kryetari i Bashkisë, Lugi de Magistris.

Gjatë takimit të përzemërt që pati në ambientet e Bashkisë së Napolit, Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve mes Napolit dhe Shqipërisë, veçanërisht në fushën ekonomike, turizmit dhe të kulturës.

Presidenti Meta nënvizoi gjithashtu lidhjet e forta të miqësisë në shekuj mes Napolit dhe popullit shqiptar, një miqësi që siç u shpreh, daton që nga koha e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Kënaqësi të vizitoj Napolin dhe të takoj kryebashkiakun, Luigi de Magistris. Një miqësi në shekuj që nga koha e heroit tonë kombëtar Skënderbeu. Mirëpresim kryetarin de Magistris të vizitojë Shqipërinë”, shprehet Meta.

Presidenti Meta e ftoi Kryetarin e Bashkisë së Napolit, Luigi de Magistris të zhvillojë një vizitë në Shqipëri, ftesa e cila u mirëprit.

Më shumë




spot_img








spot_img