Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
35 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Meta vijon me kritikat ndaj qeverisë: COVID-19 nuk luftohet me propagandë, numri i viktimave po rritet çdo ditë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

698a5b7c58339c94b05fa14542978c6a

Presidenti Ilir Meta ka vijuar me kritikat ndaj qeverisë për përballimin e situatës së pandemisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Shqipëria renditet e fundit në rajon për nivelin e mbështetjes fiskale të drejtpërdrejtë për pandeminë.

Siaps tij, koronavirusi nuk luftohet me propagandë, pasi numri i të prekurve dhe i jetëve të humbura po rritet çdo ditë.

Postimi i plotë:

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e muajit janar 2021, mbi nivelin e mbështetjes fiskale të drejtpërdrejtë për pandeminë, e rendit Shqipërinë të fundit në rajon.

Niveli i mbështetjes buxhetore rezulton rreth 4.5 herë më pak se mesatarja e vendeve të rajonit.

Shqipëria ka mbetur në nivelin 1.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto sa i përket mbështetjes kundër COVID-19, ndërkohë Maqedonia e Veriut ndodhet në nivelin 2.6% të PBB, Bosnje-Hercegovina në 5.1% të PBB, Kosova 5.6% e PBB, Serbia 5.6% e PBB dhe Mali i Zi në 8% të PBB.

COVID-19 nuk luftohet me propagandë. Numri i të prekurve dhe i jetëve të humbura po rritet çdo ditë.

Qeveria duhet të shkurtojë pagesat për PPP-të dhe të shtojë mbështetjen buxhetore për përballimin e pasojave të pandemisë.

Asgjë nuk ka më shumë vlerë se shëndeti dhe jeta e qytetarëve, që duhet të jenë prioriteti ynë absolut!

ilir_meta.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img