Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur lidhur me zgjedhjet e 14 Majit dhe koalicionin me Sali Berishën.
I bindur për fitoren e shumicës së bashkive, Meta theksoi se në Shkodër opozita do të ketë 70% të votave.
I pyetur lidhur me mënyrën se si do të ndahen këshilltarët bashkiake mes tij dhe Berishës, Meta tha se nuk kanë asnjë problem duke shtuar se vetëm për dy arsye ai ndahet nga Sali Berisha.
“Ska asnjë problem, janë akte që ndërmerren nga degët lokale, nuk kemi ne asnjë shqetësim për këshilltar apo kryetarë. Vetëm për dy çështje unë ndahem me Sali Berishën. E para nëse bashkëpunon me Edi Ramën, pas gjëmave që i ka bërë Rama Kushtetutës dhe vendin tonë, dhe e dyta nëse tërhiqet nga firma për Referendumin. Për çështje këshiltarësh nuk egziston”, tha Meta.