Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Meta vërejtje ambasadorit Lu: Argumento akuzat, nuk mund të zëvendësosh institucionet e Shqipërisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1024f34bdbab52d33efdc5f720fcefd6

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, ka folur për herë të parë për përdorimin e vargjeve të Dritëro Agollit, në konferencën ku ai doli në krah të kryeprokurorit Adriatik Llalla në konfliktin me ambasadorin amerikan, Donald Lu.

“Në vendin tim dhe në vendin tënd, një kokë e çmendur të gjithë i çmend”, ishin vargjet që recitoi Meta dhe u interpretuan shumë ditët e fundit, por sipas kryetarit të Kuvendit ky ishte një mesazh për të qetësuar debatin.

“Ishte një mesazh për të qetësuar debatin, si dhe ndaj mediave të cilat ndonjëherë i keqinterpretojnë dhe nxisin debatet. Ishte një mesazh për të qetësuar gjërat sa më shumë”, tha Meta.

Gjithsesi, Ilir Meta nuk pranoi se ishte bërë palë me kryeprokurorin Llalla, por dalja e tij publike kishte për qëllim transparencën dhe të vërtetën e procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, megjithatë nuk mohoi se ishte i habitur nga deklarata e ambasadorit Lu.

“Nuk jam bërë palë me askënd, jam palë me transparencën dhe të vërtetën, sidomos në një proces që ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë dhe përsa kohë ngrihet një debat i fortë në publik, për shkak edhe të cilësimeve të ngritura nga një ambasador i veçantë dhe i vlerësuar, si Donald Lu, dhe opinioni e përcjell këtë shqetësim me shumë interes, atëherë unë e kam ndjerë për detyrë thjesht të bëj transparencë maksimale të procesit. Jam habitur nga deklarata e ambasadorit dhe kam kërkuar informacione shtesë nga prokuroria dhe në fakt ishte për të vënë duart në kokë sepse në Prokurorinë e Përgjithshme ishte vetëm kandidatja fituese që plotësonte kriteret, madje përgjatë historisë kishte qenë edhe Ina Rama, e cila ka qenë kryerprokurore”, u shpreh Meta.

Ai tha se nuk ka patur më parë asnjë ankesë me shkrim nga Ambasada Amerikane dhe misioni OPDAT për procesin e reformës në drejtësi dhe zgjedhjet në KED, përveç deklaratës publike.

Serveri i ILDKP

Sa i përket përplasjes mes Prokurorisë dhe ILDKP-së për serverin, Meta tha se kishte dijeni dhe se ishte informuar nga Shkëlqim Ganaj, i hetimit të pasurisë, dhe se ka kërkuar nga të dyja palët që konflikti të zgjidhet brenda ligjit dhe duke respektuar vendimin e gjykatës.

“Kam patur takim me Ganajn dhe të dy (Llalla) kishin qëndrime të ndryshme. Unë kam insistuar që çdo veprim të ishte i ligjshëm dhe të respektohej vendimi i gjykatës, në mënyrë që të mos kishte dyshime. Nuk mund të them nëse kishte apo jo të drejtë (Llalla), sepse të hetosh të vetmin institucion që heton pasurinë është përgjegjësi e madhe. Por, unë kam patur dijeni për këtë çështje. 

Ambasadori Donald Lu

Meta ka kërkuar për herë të parë nga ambasadori Lu që të tregohet i kujdesshëm në deklarata, të cilat duhet të jenë të mirëargumentuara, ndonëse pranoi se Ambasadës së SHBA-së i është njohur gjithnjë një rol më i madh në Shqipëri. Ai theksoi se asnjë ambasadë apo shtet nuk mund të zëvendësojë institucionet shqiptare.

“Nëse do të ishte ambasadori i ndonjë vendi modest, shumë prej veprimeve dhe deklaratave do të ishin të papranueshme nga opinioni publik dhe institucionet. Por, meqënëse ne kemi pranuar që SHBA është partneri ynë strategjik, ne që padyshim pranojmë edhe kritikat publike, sepse kemi nevojë të përmirësohemi më tej, por absolutisht asnjë ambasador nuk mund të zëvendësojë instutcionet, pasi nuk nuk e ndihmon Shqipërinë. Asnjë ambasadë dhe asnjë shtet nuk mund të bëjë këtë. Kontributi që mund të jepet është duke rekomanduar dhe duke mbështetur institucionet. Mandati ynë është 4 vite, ndërsa reforma në drejtësi do të ketë ndikim 25 vjeçar.

Reagimet e tij (Donald Lu-së) janë gjithnjë të mirëpritura, por të jenë edhe të mirëargumentuara. Qëllimi ynë është të zgjidhim problemet dhe jo të krijojmë të tilla.”

Heqja e vizave për prokurorët

“Kanë bërë shumë mirë që i kanë hequr vizën gruas dhe Adriatik Llallës. Nëse kanë patur për qëllim të marrin nënshtetësinë duke lindur fëmijën atje, atëherë unë shkoj edhe më tej dhe them t’i heqin shtetësinë djalit që ka lindur në SHBA. Por, kjo nuk ka të bëjë me institucionin e Prokurorisë.

Jam habitur si është trajtuar prokurorja Rovena Gashi nga Ambasada e SHBA dhe jo vetëm ajo, por edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Prokurorët të mos kenë asnjë merak nëse do t’u hiqet viza, por të vazhdojnë punën që kanë me kriminelët, dekriminalizimin dhe kanabisin.”

Lexo edheMeta për shkarkimin e Manjanit: Nuk bashkëpunoi me kryeministrin. As ministrat e PS nuk janë të pazëvendësueshëm

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img