Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e sotme ka bërë një urim për Edi Ramën, ku i ka uruar kryeministrit “jetë të gjatë dhe mbarësi në familje”.
Përsa I përket aspektit politik, ai tha se nuk mund ta ndihmonte dot më, pasi Rama mendon se është udhëheqës global dhe i di të gjitha.
“Jetë të gjatë, mbarësi në familje me Lindën, Zahon, të gjithë njerëzit e dashur. Në aspektin politik, kam bërë më të mirën që të kishte sa më shumë urimedhe sa më shumë mbarësi. Nuk e ndihmoj dot më në aspektin politik sepse ai mendon që di çdo gjë dhe është udhëheqës global, kështu që i uroj suksese në këtë drejtim”, tha Meta në urimin e tij për Ramën.