Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta uron Krishtlindjet: Gëzuar të gjithë shqiptarëve, bekimet e Zotit qofshin me ju

Shkruar nga Newsbomb
Meta uron Krishtlindjet: Gëzuar të gjithë shqiptarëve,

Në vigjilje të Krishtlindjeve kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar të gjithë shqiptarët. Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se kjo festë është lindja e shpresës, burimi i paqes, fuqia e dritës mbi errësirën dhe kofirmimi më i qartë i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit.

Ndër të tjera ish kreu i shtetit shkruan “Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju e veçanërisht për të gjithë ata që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë”.

“Krishtlindja është lindja e shpresës, burimi i paqes, fuqia e dritës mbi errësirën dhe konfirmimi më i qartë i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit. Gëzuar të gjithë besimtarëve, gëzuar të gjithë shqiptarëve.

Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju e veçanërisht për të gjithë ata që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë. Gëzuar”, shkruan Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese