Hapësire reklamuese

Aktualitet

Meta uron festën e SHBA dhe bën thirrje për reflektim: Shqiptarët e Amerikës sot nuk ndihen të lumtur...

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Ilir Meta ka uruar mëngjesin e sotëm Festën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Meta shprehet se ky është një rast i mirë për të uruar gjithë komunitetin shqiptar që jeton në SHBA dhe që kontriubon fuqishëm për të përforcuar lidhjet dhe marrëdhëniet tona në të gjitha fushat.

'Shqiptarët e Amerikës sot nuk ndihen të lumtur me krizën pa rrugëdalje ku ndodhet vendi ynë. Ndaj bëjnë thirrje për reflekim dhe përgjegjshmëri', shkruan Meta.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes të gjithëve dhe Gëzuar Festën e SHBA!

Një rast i mirë sot në veçanti për të uruar të gjithë komunitetin e mrekullueshëm shqiptar që jeton në SHBA dhe që kontriubon fuqishëm për të përforcuar lidhjet dhe marrëdhëniet tona në të gjitha fushat, në mënyrë që raportet shqiptaro-amerikane t'i shërbejnë jo vetëm interesave reciproke strategjike, por edhe rritjes së kredencialeve demokratike të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, që në zemrën e saj ka demokracinë, por edhe si një vend i denjë për të çelur negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019.

Shqiptarët e Amerikës sot nuk ndihen të lumtur me krizën pa rrugëdalje ku ndodhet vendi ynë. Ndaj bëjnë thirrje për reflekim dhe përgjegjshmëri. Ju ftoj të lexoni me vëmendje këtë artikull të shkruar nga një prej personaliteteve të komunitetit tonë në SHBA, z.Frank Shkreli, ish-drejtor i Zërit të Amerikës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese