Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Meta uron 15-vjetorin e Pavarësisë së Malit të Zi: Ngjarje historike për paqen dhe sigurinë në rajon

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka uruar 15-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi.

Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit e cilëson si një ngjarje historike, jo vetëm për popullin e Malit të Zi dhe të ardhmen e tij euroatlantike, por edhe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Malit të Zi kam kënaqësinë të përshëndes këtë ngjarje të rëndësishme historike jo vetëm për popullin e Malit të Zi dhe të ardhmen e tij euroatlantike, por edhe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit.

Urimet më të mira dhe të sinqerta në këtë përvjetor të shënuar për qytetarët e këtij shteti fqinj dhe mik me Shqipërinë, si dhe veçanërisht për shqiptarët që jetojnë atje, të cilët dëshmojnë çdo ditë se janë të vendosur të kontribuojnë për stabilitetin e këtij vendi anëtar të NATO-s dhe të ardhmen e tij në Bashkimin Europian.

I lumtur, që në këtë ditë të shënuar për Malin e Zi, që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit, të mikprisja sot në Institucionin e Presidentit edhe përfaqësues të pakicës malazeze në vendin tonë.

Më shumë

spot_img
spot_img