Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

“Po të kishit reaguar më herët nuk do ndodhte vrasja e Elbasanit”, Meta thirrje ndërkombëtarëve: Jini më parimorë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur.

Meta u ka bërë thirrje edhe ndërkombëtarëve që të jenë më parimorë dhe të reagojnë në kohë.

Ai u ka dhënë porosi opozitës që të mos bie pre e provokimeve nga policë të infiltruar. Sipas tij do të bëhet një ligj special për çdo njeri që bën krime zgjedhore.

Presidenti i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të reflektojë sa nuk është vonë.

“I bëj thirrje ndërkombëtarëve që të jenë më parimorë dhe të reagojnë në kohë. U bëj thirrje ambasadorëve që të jenë më të shpejtë me qëndrimet e tyre, nëse do kishit reaguar më herët, situata nuk do të kishte arritur deri në këtë pikë.

Nëse do kishin reaguar pas sulmit në Kavajë të dënonin sulmin e agresorëve ndaj opozitës nuk do kishte ndodhur vrasja në Elbasan.

I bëj thirrje Ardi Veliut që të ketë kujdes, pasi nuk të mbron dot Edi Rama ty, ai nuk mbron dot as veten e tij, kur të vijë dita do të nxjerrë kartelën dhe do të thojë që vetë më votuat. Zbatoni ligjin, do të ketë ligj special që të mos futet më askush në administratë që ka kryer krime zgjedhore”, tha Meta

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img