Hapësire reklamuese

Politikë

Meta tregon planet e bëra para 25 Prillit: Doja një mandat tjetër, më pas ambasador në Suedi apo Danimarkë

Shkruar nga Newsbomb
Meta tregon planet e bëra para 25 Prillit: Doja një mandat

Presidenti Ilir Meta ka treguar se kishte plan të kandidonte për një mandat tjetër si President, por zgjedhjet e 25 Prillit ia prishën të gjitha planet.

Sipas tij, mandati i dytë do t’i shërbente për të forcuar mekanizmat kontrolluese të Presidentit të ri që do vinte pas tij, ndërsa tregoi se më pas do të donte të bëhej ambasador në Suedi apo Danimarkë.

Pjesë nga biseda në Fax Tv

Meçani: Zgjedhjet e 25 prillit. Kur ka nisur trukimi?

Meta: Ka qenë e qartë. Ka nisur para 17 majit. Kam vetëm një mesazh, në zgjdhjet e 6 marsit të vendosim integritetin e votës së lirë. Na duhet patjetër që të jemi bashkë me Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave brenda 6 muajve të ardhshëm. Ata donin patjetër që unë të behesha President, se ata kishin planet e tyre për asgjesimin e LSI. Planin e kisha, të marr një mandat tjetër si president, nëse do pranonin. Besoja se opozita do pranonte. Për një President pas Ilir Metës, që nuk ka eksperiencën e tij, të bëjmë disa ndryshime, dhe t’i lëmë presidentit të ardhshëm disa instrumenta që të mbronte shtetin. Më pas, do ti futesha diplomacisë. E kam menduar të bëhëm amabsador në Danimarkë, apo Suedi. Unë e kam vështirë t’i hyj një karrierë tjetër. Do më pëlqente shumë ideja ambasador në Danimarkë apo Suedi.

Meçani: A nuk është moshë e rë për t’u shkëputur?

Meta: Pse duhet të merrem unë nëse vendi ecën normalisht. Unë shqetësime kisha atëherë por nuk mund t’i thoja të gjitha. Nuk ka njerëz që nuk e kuptonin që ky president e ka një shqetësim. Shqetësimi ishte i qartë që kur u lanë mandatet. Kjo nuk ka të bëjë me presidentin por me sjelljen e tyre ndaj shtetit. Po të kishim drejtësi të pavarur, ata që bëjnë lojëra me GJK do të ishin në burg. Më gjeni sot emrin e një këshilltari që kërkon llogari në bashkitë e Shqipërisë?

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll