Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Meta tregon hapur dy cilësi të mira të Edi Ramës, zbulon çfarë do të bëjë kur të dorëhiqet nga politika: Do kthehem në…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka treguar dy cilësi të mira të Edi Ramës, edhe pse kohët e fundit marrëdhëniet mes tyre nuk janë nga më të mirat e mundshme.

I ftuar në një media lokale në Elbasan, Meta tha se Rama është ambicioz dhe energjik që sipas tij janë pozitive. Presidenti shton se mbi të gjitha Rama është egoist dhe i pabesë.

“Edi Rama është ambicioz dhe është pozitive. Ka shumë energji dhe kjo është pozitive. Ka një problem të madh se është shumë i pabesë. Në politikë s’ka asnjë parim dhe natyrisht që ka energji negative, nuk i ka pozitive. Mbi të gjitha është kaq egoist dhe nuk ka asnjë keqardhje për çdo gjë që shkakton,” u shpreh Meta.

I pyetur se çfarë do të bëjë kur të mos jetë më në politike, Meta renditi disa dëshira, ndërsa thekson se do të donte shumë të kthehej në Skrapar.

“Unë do shkruaj libra. Jam shumë i dhënë pas natyrës. Do kisha dëshirë të kisha një fermë. Në Surrel jo por me shumë dëshirë në një kohë të caktuar do të kthehesha në Skrapar. Mund të kisha bërë shumë gjëra edhe po të isha marrë ne sipërmarrje do isha i suksesshëm. Mbi të gjitha do të doja të isha bërë pedagog”.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img