Hapësire reklamuese

Politikë

Meta tregon E-mailin anonim që vuri në lëvizje Autoritetin e Dosjeve: Në fund shkruhej VFLP! Identik si reagimi i Ramës

Shkruar nga Newsbomb
Meta tregon E-mailin anonim që vuri në lëvizje Autoritetin e
Ish-presidenti Ilir Meta ka lexuar sot një pjesë të e-mailit anonim që iu dërgua Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, duke e quajtur si qesharak dhe të sajuar. Meta tha se Autoriteti i Dosjeve e ka ditur kush ishte personi I.M, bashkëpunëtor me ish-Sigurimin por e ka manipuluar dokumentin në mënyrë që të dukej se ishte ish-presidenti Ilir Meta. "Më 25 korrik vjen një e-mail anonim te Autoriteti i Dosjeve. ‘Ky dhjetorist zhduku dosjen e tij’, thotë e-maili. Është identik me reagimin e Ramës. ‘Edvini e ka ditur nga amerikanët faktin e dosjes së zhdukur. Vazhdon ky më tej, megjithëse kishte zhdukur dosjen Ilir donte të dinte lëvizjet në Autoritetin e Dosjeve", ka thënë Meta.

Pjesë nga deklarata e Metës në emisionin "Open":

Nuk ka qytetar të Shqipërisë që nuk e di që Edi Rama i ka përdhosur këto institucione. E ke me audio dhe video që i kërcënon dhe u thotë si të veprojnë. Nxirreni. Anëtarët e Autoritetit të Manipulimit të dosjeve, nga dita e nesërme avokati im do të ndjekë këtë çështje në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Zoti F.T është ndjekur dikur për tentativë arratisje, por sot i citohet privatësia, jeta, familja. Më 25 korrik vjen një e-mail anonim te Autoriteti i Dosjeve. ‘Ky dhjetorist zhduku dosjen e tij’, thotë e-maili. Është identik me reagimin e Ramës. ‘Edvini e ka ditur nga amerikanët faktin e dosjes së zhdukur. Vazhdon ky më tej, megjithëse kishte zhdukur dosjen Ilir donte të dinte lëvizjet në Autoritetin e Dosjeve. Mjafton të drejtoheni në raftin e duhur, viktima i shkollës së Ilir Metës. Ne ju japim vetëm 24 orë kohë për të zbatuar ligjin dhe për të mbrojtur dinjitetin e Autoritetit të Dosjeve. Tregojani të vërtetën e këtij Xhambazi…Në fund VFLP’, thotë e-maili. Ky palaçollëk vuri në lëvizje Autoritetin e Dosjeve. Një Autoritet që çon të dhëna të padeklasifikuara, dhe vendimin për deklasifikimin e merr tre ditë më pas. Autoriteti nuk thotë çfarë ka qenë ky që ka pasur lidhje? Autoriteti e dinte shumë mirë kush ishte I.M, duhet të kesh emër babai, shtetësi, kombësi, repartin ushtarak, operativin, përgjegjësin, pseudonimin, numrin e arkivit. Dhe autoriteti e di shumë mirë se kush është I.M, e di shumë mirë se po u zhduk dosja, nuk zhduket kartela. Si  mundesh ti të vihesh në lëvizje nga një e-mail anonim. Në mënyrë të paligjshme bëhesh...S'kam unë asgjë personale, unë i kam çuar në prokurori.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu