Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Meta “thumbon” Qeverinë për mbështetjen ndaj bujqësisë: Ato fonde mjerane janë 10 herë më pak se fatura e Becchettit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta “thumbon” Qeverinë për mosmbështetjen e bujqësisë, sipas tij me fonde “mjerane” që janë 10 herë më pak se fatura që shteti do i paguajë biznesmenit Francesco Becchetti.

“Mosmbështetja e bujqësisë dhe e fermerëve, është e pafalshme dhe rrënja e braktisjes së fshatrave dhe e shpopullimit të vendit. Edhe ato pak fonde “mjerane” të përcaktuara nga buxheti për Bujqësinë dhe që janë 10 herë më pak se fatura, që do t’i paguhet  Becchettit, harxhohen në pjesën dërmuese për spote, konferenca, panaire dhe “kotësira” korruptive”, shkruan Meta.

Më tej, Presidenti thekson se 25 prilli do të jetë referendum për më shumë para dhe mbështetje për bujqësinë.

“Plot 60 përqind e parave të subvencioneve shkojnë për pagesa jo produktive. Ndërsa vetëm “thërrimet” përfundojnë te fermeret, të cilët të braktisur punojnë dhe prodhojnë me kosto 40% më të lartë se fqinjët në rajon. Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor për shumë më tepër para dhe mbështetje për Bujqësinë dhe fshatin”, përmbyll Meta shkrimin e tij.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img