Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
34 %
2.1kmh
0 %
Enj
35 °
Pre
39 °
Sht
33 °
Die
30 °
Hën
33 °
E enjte, 18 Gusht, 2022
spot_img

Meta thirrje qytetarëve: Mos blini apartamente në portin e Durrësit, skemë e pastër piramidale

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos blejnë apartamente në projektin e Portit të Durrësit.

Me anë të një postimi në rrjetet Meta shkruan “mos bini pre e mashtrimeve të kësaj skeme të pastër piramidale”.

albsig

Ndër të tjera Meta shkruan se kjo është një aferë e pastër korruptive që synon të grabisë paratë e qytetarëve.

Postimi i plotë i Metës:

MOS BLINI APARTAMENTE NË PROJEKTIN E PORTIT TË DURRËSIT!

MOS BINI PRE E MASHTRIMEVE TË KËSAJ SKEME TË PASTËR PIRAMIDALE!

I ftoj të gjithë qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve dhe të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për blerjen e apartamenteve në Projektin e Portit të Durrësit, që nuk është gjë tjetër veçse një skemë e pastër piramidale për vjedhjen e parave tuaja.

Në mungesë të plotë transparence, për këtë të ashtuquajtur Projekt, nuk është publikuar asnjë memorandum, kontratë apo informacion se si do të bëhet ndarja e të ardhurave.

Është vetëm një aferë e pastër korruptive, që synon t’ju grabisë paratë dhe asgjë më shumë!

U bëj thirrje organeve të Drejtësisë të reagojnë menjëherë dhe të ndërhyjnë për të penguar nënshkrimin e çdo kontrate paraprake shit-blerje, në kundërshtim të ligjit dhe në dëm të qytetarëve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img