Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta thirrje qeverisë: Të dialogohet me fermerët për propozimet që kanë bërë

Shkruar nga Newsbomb
Meta thirrje qeverisë: Të dialogohet me fermerët për

Presidenti Ilir Meta reagon pas protestës së fermerëve, duke i bërë thirrje qeverisë të dialogojë me ta për kërkesat që kanë.

Meta thotë se mbështetja e bujqësisë është jetike për ekonominë e vendit. Fermerët kanë kërkuar subvencione për prodhimet bujqësore.

Reagimi i Metës:

Me shumë vëmendje po përcjell protestat e fermerëve të Myzeqesë dhe trevave përreth.

I njohur me kërkesat e tyre për përmirësimin e paketës fiskale në lidhje me bujqësinë, theksoj rëndësinë e vendosjes sa më parë të dialogut, për vlerësimin nga ana e Qeverisë të propozimeve, që ata kanë bërë.

Mbështetja e sektorit të bujqësisë, jetik për ekonominë e vendit, si dhe dëgjimi i zërit të fermerëve është i domosdoshëm.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll