Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Meta takon zv.kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut: Vendet duhet të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur sot në takim zëvendës kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut, z.Artan Grubi dhe delegacionin që e shoqëronte.

Kreu i Shtetit përmes një postimi në Facebook shprehet se u njoh me ecurinë e e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa thekson rëndësinë që ka përfshirja sa më e madhe e diasporës shqiptare në këtë proces.

Pesidenti nënvizon se të dy vendet, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të forcojnë marrëdhëniet në dobi të paqes dhe zhvillimit të rajonit.

Postimi plotë i Ilir Metës

Me shumë kënaqësi prita sot në një takim vëllazëror Zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, z.Artan Grubi dhe delegacionin, që e shoqëronte. U njoha prej tij me ecurinë e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut dhe theksova rëndësinë që ka përfshirja sa më e madhe e diasporës shqiptare në këtë proces. Përtej aspektit statistikor, regjistrimi i popullsisë do të jetë përmbajtësor në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ndaj i inkurajoj të gjithë të marrin pjesë në të. Si dy vende fqinje, aleate në NATO dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të duhet të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img