Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
1.5kmh
0 %
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

Meta takon raporteren e PE: Lakmia e mazhorancës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, cënon procesin e negociatave me BE

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas konferencës për mediat që u mbaj në orën 14:40 në ambjentet e Presidencës, në lidhje me atë që Meta e quan “puç kushtetues” apo “grusht shteti”, presidenti ka takuar raporteren e Parlamentit Europian, Isabel Santos.

albsig

spring

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta i shpreh mirënjohjen znj Santos për ndihmën që institucionet europiane dhanë në ndihmë të Shqipërisë, duke shtuar se lakmia e mazhorancës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, ndikon negativisht në procesin e negociatave për anëtarësimin me Bashkimin Europian.

Postimi i Ilir Metës

Kënaqësi të takohesha me raporteren e Parlamentit Europian, znj. Isabel Santos. Mirënjohës për ndihmën që institucionet europiane dhe vendet anëtare dhanë në ndihmë të popullit shqiptar.

Lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cënon integritetin e këtij institucioni kyç për llogaridhënien qeverisëse dhe kompromenton rëndë vullnetin e kësaj mazhorance për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Miratimi i ligjit antikushtetues ditën e mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias dëshmon mungesën e thellë të respektit ndaj këtij institucioni ndërkombëtar, dhe fakton se qëllimi i vetëm i kësaj mazhorance është rikthimi i diktaturës përmes “mjeteve ligjore”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img