Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

Meta takon nën Sekretarin e Shtetit të Shteteve: Mirëpresim investimet e kompanive amerikane në Shqipëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

11a9f760aeda30d129664f5b80e5e60d

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ka pritur në zyrën e tij Nën Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se në këtë takim ka vlerësuar kontributin thelbësor të Shteteve të Bashkuara për të gjitha zhvillimet demokratike dhe ekonomike në vendin tonë, si dhe konsolidimin e paqes e sigurisë në rajon.

Ndër të tjera Kreu i Shtetit ka theksuar rëndësinë që ka vizita e tij për të konsoliduar e forcuar marrëdhëniet tona ekonomike.

“Pata kënaqësinë të prisja sot Nën Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, z.Keith Krach.

Shpresa vlerësimin për kontributin thelbësor të Shteteve të Bashkuara për të gjitha zhvillimet demokratike dhe ekonomike në vendin tonë, si dhe konsolidimin e paqes e sigurisë në rajon.

Rëndësia e vizitës së Nën Sekretarit të Shtetit në Shqipëri do ndihmojë për të konsoliduar e forcuar marrëdhëniet tona ekonomike, të cilat duhet të ngrihen në nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike.

Ne mirëpresim investimet e kompanive amerikane në Shqipëri.

Vlerësova lart vijimin e angazhimit tradicional të SHBA-së në drejtim të forcimit dhe konsolidimit të shtetit ligjor, si një garanci për investime afatgjata strategjike të SHBA-së në vendin tonë dhe në rajon,” shkruan Meta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img