Hapësire reklamuese

Aktualitet

Meta takon Mogherinin: Prania e saj, tregues i rëndësisë që BE i jep bashkëpunimit rajonal

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar gjatë ditës së sotme zyrtaren e lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherinin.

Meta shprehet se ishte një kënaqësi dhe pavarësisht vështirësive që mund të kapërcehen vetëm me dialog e bashkëpunim, integrimi europian është e vetmja rrugë përpara.

Sipas Metës, prania e saj në Samitin e Brdo-Brijuni është tregues  i rëndësisë që BE i jep bashkëpunimit rajonal.

‘Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini. Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që mund të kapërcehen vetëm me dialog e bashkëpunim, integrimi europian është e vetmja rrugë përpara. Prania e saj në Samitin e Brdo-Brijuni, tregues i rëndësisë që BE i jep bashkëpunimit rajonal’, shkruan Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll