Hapësire reklamuese

Politikë

Meta takon ministrin Wallace: Miratimi i reformës interes i përbashkët

Shkruar nga Newsbomb

Në përmbyllje të vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi një takim me Ministrin britanik të Shtetit për Çështjet e Brendshme dhe të Sigurisë, Ben Wallace.

Meta dhe Ministri britanik Ëallace vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në fushat e sigurisë, luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndanë bindjen e përbashkët se ky bashkëpunim duhet intensifikuar dhe forcuar më tej.

Në këtë kuadër, Meta vuri në dukje se miratimi i paketës kushtetuese për reformimin rrënjësor të sistemit të drejtësisë në Shqipëri i shërben jo vetëm çështjeve me interes të përbashkët, por edhe klimës së biznesit dhe investimeve në vend.

Ministri britanik i Shtetit për Çështjet e Brendshme dhe Sigurisë Ben Ëallace theksoi se Britania e Madhe e vlerëson bashkëpunimin me autoritetet shqiptare dhe në këtë drejtim qeveria ka vullnet maksimal për të konsoliduar bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit, trafiqeve ilegale dhe luftës ndaj krimit të organizuar. Në këtë drejtim u vlerësua roli konstruktiv i Shqipërisë në interes të paqes dhe sigurisë rajonale.

Duke evidentuar rëndësinë e marrëdhënieve ndërparlamentare mes dy vendeve, Ministri Ëallace shprehu kënaqësinë për krijimin e Grupit Gjithëpartiak të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Britanik dhe shprehu besimin se vizita e Kryetarit të Kuvendit Meta në Londër do t’i japë një shtysë të fortë marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në kontekstin e referendumit britanik mbi BE.

Në përfundim, Meta vlerësoi kontributin e çmuar të komunitetit të mirëintegruar shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe nënvizoi se ky komunitet, si urë lidhëse mes dy vendeve tona, duhet mbrojtur nga çdo element negativ që dëmton imazhin e tij.

Në këtë drejtim u shpreh Meta, Kuvendi i Shqipërisë do të mbështesë çdo iniciativë që thellon bashkëpunimin mes dy qeverive respektive.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu