Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Meta takon kryeministrin e Estonisë: Kam besim tek Vendet Balltike për vendimin e 18 tetorit, po bashkëpunojmë për…

spot_img

Lajme të ngjashëm

564421c6cad7d3353ddf141470d0f94a

Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme Kryeministrin e Estonisë, Juri Ratas, ku kanë diskutuar për integrimin e Shqipërisë në BE.

Kreu i Shtetit thotë se ka besim se vendet balltike do ta mbështesin Shqipërinë në vendimin e 18 tetorit për hapjen e negociatave.

Gjithashtu presidenti deklaron se me Estoninë po bashkëpunojmë për sigurinë dhe mbrojtjen kibernetike, ku sipas tij përvoja e Estonisë do të jetë një mbështetje e shkëlqyer

“Një takim miqësor, mjaft i frytshëm dhe konstruktiv me Kryeministrin e Estonisë, z.Juri Ratas. Shqipëria dhe Estonia kanë mundësi të jashtëzakonshme për të forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera, veçanërisht bashkëpunimin ekonomiko-tregtar.
Kryeministri Ratas më shprehu mirënjohjen për kontributin e vendit tonë në forcimin e sigurisë në rajonin e Balltikut, në kuadër të NATO-s, në misionin ushtarak në Letoninë fqinje.
Shqipëria duhet të përfitojë nga modeli i shkëlqyer i E-Estonia në inovacion, start-up dhe e-services. Një fushë e bashkëpunimit është edhe ajo e sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike, ku përvoja e Estonisë do të jetë një mbështetje e shkëlqyer në kuadër të sfidave të përbashkëta që ndajmë si dy vende anëtare të NATO-s.
E falenderova për mbështetjen konstante që Estonia ka dhënë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Kemi besim tek Vendet Balltike për vendimin e 18 tetorit!”, shkruan Meta në Facebook.

72467131_2518361994876725_4415585954950021120_o.jpg

71120610_2518362078210050_3231346004087275520_o.jpg

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img