Tirana
broken clouds
10 ° C
10 °
10 °
87 %
1kmh
75 %
Mar
14 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
10 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

Meta takon familjarët e 4 martirëve të demokracisë: Angazhohem që të përmbushim amanetin e tyre duke marshuar fitimtarë drejt 25 prillit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti, Ilir Meta ka takuar familjarët e katër martirëve të demokracisë dhe anëtarë të Shoqatës patriotike “2 prilli”

Meta bën të ditur se është angazhuar  që amanetin e  Bujar Bishanakut, Arben Brocit,   Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës do e përmbushë duke marshuar fitimtarë drejt 25 prillit për të mbrojtur zgjedhjet dhe të ardhmen europiane të vendit për të mos lejuar më shpopullimin e Shqipërisë.

“E kisha pritur prej kohësh një takim kaq të ngrohtë e frymëzues me familjarët e katër Martirëve të Demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka, por edhe me anëtarë të Shoqatës patriotike “2 Prilli”, me të cilët ndamë shqetësimin e përbashkët për gjendjen e rëndë ku ndodhen demokracia dhe liritë e të drejtat e njeriut, për shkak të keqqeverisjes dhe kapjes së shtetit.

Si ish-student i Dhjetorit ’90 ju garantova se do të jem i palëkundur në ballë të misionit historik e patriotik, që nisëm tre dekada më parë, për mbrojtjen e demokracisë, zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe paprekshmërisë së votës, për të cilat dhanë jetën më 2 prill 1991 edhe katër djemtë më të mirë të Shqipërisë.

Nga Shkodra, zemra e demokracisë, u angazhova para familjarëve të Dëshmorëve se do ta përmbushim amanetin e tyre duke marshuar fitimtarë drejt 25 prillit për të mbrojtur zgjedhjet, të ardhmen europiane të vendit, për të mos lejuar më shpopullimin e Shqipërisë dhe largimin e shkodranëve e shqiptarëve, për t’i zëvendësuar ata me qytetarë nga vende të tjera.

Gjaku i katër Martirëve të Demokracisë, i Havzi Nelës dhe i të gjithë Dëshmorëve të rënë për lirinë e demokracinë nuk do të bëhet ujë!”- shkruan Meta në facebook.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img