Hapësire reklamuese

Politikë

Meta takon ambasadorin e ri të Finlandës në Shqipëri: E falënderova për ndihmën financiare pas tërmetit

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorin e ri të Finlandës në Shqipëri, Jari Gustafsson.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se kishte përshëndetur shtimin e numrit të turistëve finlandezë në vendin tonë. Ai tha gjithashtu se e kishte falenderuar ambasadorin për asistencën financiare të Finlandës, në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të vitit të kaluar.

"Me shumë kënaqësi pranova Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Finlandës në Shqipëri, Sh.T.Z Jari Gustafsson. Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira politike dhe shpreha mirënjohjen për mbështetjen e Finlandës në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Duke përshëndetur shtimin e numrit të turistëve finlandezë në vendin tonë, inkurajova për një prani më të madhe ekonomike të Finlandës në Shqipëri, si dhe theksova rëndësinë e veçantë të thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok.

E falenderova për asistencën financiare të Finlandës, në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të vitit të kaluar", shkruan Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu