Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
35 °
Sht
37 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

Meta takon Ambasadorin e ri të Algjerisë në vendin tonë: Forcim i marrëdhënieve mes dy vendeve në fushat me interes reciprok

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka mirëpritur sot Ambasadorin e ri të Algjerisë në vendin tonë, Mahieddine Djeffal.

Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se i ka uruar suksese ambasadorit të ri, teksa i ka shprehur vullnetin për forcimin e marrëdhënieve miqësore tradicionale mes dy vendeve.

albsig

spring

“Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita sot në një takim Ambasadorin e ri të Algjerisë në vendin tonë, Mahieddine Djeffal, të cilit i urova suksese për përmbushjen e misionit diplomatik.

Shpreha vullnetin për forcimin e marrëdhënieve miqësore tradicionale mes dy vendeve tona, për vazhdimin dhe zhvillimin e tyre në të ardhmen, në planin dypalësh politik, ekonomik, tregtar, turizëm e kulturë.

Vlerësuam rëndësinë e bashkëpunimit në planin shumëpalësh, në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe nismave rajonale mesdhetare, veçanërisht në kuadër të OKB-së, gjatë mandatit 2-vjeçar të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit” shkruan Meta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img