Presidenti i vendit Ilir Meta është takuar sot me ambasadorin e Bullgarisë, Momchil Raytchevski. Kreu i Shtetit thotë se biseduan për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe rëndësinë e çelja së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Kënaqësi të bisedoja sot me Ambasadorin e Bullgarisë, z.Momchil Raytchevski.
Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale dhe rëndësia e çeljes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian ishin temat kryesore.
E falenderova për mikpritjen që m’u rezervua në Sofje, si edhe për kontributin e tij për përmirësimin e bashkëpunimit:”, shkruan Meta.