Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta takon ambasadorët e BE dhe OSBE: Zero tolerancë tentativave për intimidimin dhe pengimin e pjesëmarrjes në zgjedhje

Shkruar nga Newsbomb
Meta takon ambasadorët e BE dhe OSBE: Zero tolerancë tentativave
Presidenti Ilir Meta dhe ambasadori i BE Luigi Soreca

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim ambasadorët e OSBE dhe BE-së në vendin tonë, Vincenzo Del Monaco dhe Luigi Soreca.

Në fokus të diskutimeve ka qenë zhvillimi i zgjedhjeve të 25 prillit. Meta i ka përsëritur ambasadorëve mesazhin se nuk do të tolerojë intimidimin apo pengimin e votuesve për të marrë pjesë në zgjedhje.

“Thirra këto ditë në takime të veçanta Ambasadorët e OSBE dhe BE në Tiranë, Sh.T.Z Vincenzo Del Monaco dhe Sh.T.Z Luigi Soreca.

I informova rreth takimit, që zhvillova me shoqërinë civile për problematikat, që lidhen me procesin zgjedhor, përfshirë shtyrjen e afatit të kartave të identitetit dhe mundësimin e votimit për shtetasit e prekur nga COVID-19.

Theksova se do të ketë zero tolerancë ndaj çdo tentative për intimidimin, presionin dhe pengimin e pjesëmarrjes masive në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Çdo individ, që do të përfshihet në skema të krimit zgjedhor, do të ndëshkohet me forcën më të rreptë të ligjit.

Vlerësova mesazhin e qartë të Bashkimit Europian se autorët e dosjeve 184 dhe 339 nuk do të amnistohen, njësoj siç nuk do të amnistohet askush tjetër, që do të guxojë të prekë votën e lirë më 25 prill.

Zgjedhjet e 25 prillit do të vendosin për fatet e Shqipërisë dhe të ardhmen e saj të pakthyeshme europiane”, shprehet presidenti Meta.

gdrghrthrt6j5j.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll