Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
0kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Meta takon aktivisten amerikane: Promovimi dhe transparenca e llogaridhënies, jetike për të kthyer vendin në “shinat” e demokracisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur sot në takim Nada Zohdy, drejtoren e “Open Gov Hub Washington DC”, një nga qendrat më të rëndësishme që promovon në botë transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen qytetare.

Kreu i Shtetit thotë se gjatë takimit theksoi se rikthimi i sistemit të llogaridhënies në çdo nivel, transparenca e nevojshme e administratës publike dhe dëgjimi i zërit të qytetarëve, janë nevojë jetike për të rikthyer vendin në shinat e demokracisë.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Kënaqësi të takoja sot znj.Nada Zohdy, drejtoren e “Open Gov Hub Ëashington DC”, një nga qendrat më të rëndësishme që promovon në botë transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen qytetare.Në bisedën e frytshme i shpreha shqetësimin për gjendjen shumë të rëndë, veçanërisht në vitet e fundit, që ka prodhuar cenimi i këtyre tre parimeve të rëndësishme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, duke vrarë shpresën dhe detyruar gjithmonë e më shumë shqiptarë të largohen nga vendi.

Theksova se rikthimi i sistemit të llogaridhënies në çdo nivel, transparenca e nevojshme e administratës publike dhe dëgjimi i zërit të qytetarëve janë nevojë jetike për të rikthyer vendin në shinat e demokracisë.

E falenderova znj.Zohdy për punën që bën “Open Gov Hub Ëashington DC” dhe për hapjen e degës së “Open Gov Hub Albania”, që do të ndihmojë në promovimin e transparencën, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes qytetare në Shqipëri.

E garantova se do të shumëfishoj përpjekjet e mia për të bërë gjithçka për rivendosjen e këtyre vlerave, që jo vetëm u sigurojnë qytetarëve një mënyrë për t’u përfshirë në proceset e vendimmarrjes, por dhe garantojnë shtetin ligjor dhe të ardhmen tonë europiane.

Integriteti i zgjedhjeve, transparenca dhe një qeverisje llogaridhënëse përpara qytetarit janë domosdoshmëri për një demokraci më të mirë dhe funksionale.

Më shumë




spot_img








spot_img