Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
1kmh
90 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Meta takohet me ish kryeministrin Ramush Haradinaj: E rëndësishme forcimi u mëtejshëm i marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ndodhet në Prishtinë, ku sot ka zhvilluar një bisedë me me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Teksa ndanë disa foto nga takimi Meta shkruan se në takim nënvizuan rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, në dobi të qytetarëve

“I lumtur të nisja sot ditën me një takim vëllazëror në Prishtinë me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Ndamë urimet më të ngrohta në vigjilje të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe nënvizuam rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, në dobi të qytetarëve tanë.

Në këtë kuadër, vendosja e lidhjes hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është e domosdoshme dhe me impakt zhvillues për tërë rajonin.

Duke evidentuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve tona, si element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në Ballkan, theksova se Procesi i Berlinit është një mundësi e shkëlqyer për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët europiane”shkruan Meta në postimin e tij.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img