Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
61 %
1.5kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
32 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Meta takim përfaqësuesin e Shoqatës “Ishmi”: Të gjithë qytetarët duhet të dëgjohen, vetëm në këtë mënyrë mund të rikthehet shpresa

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka zhvilluar një takim me një përfaqësues të Shoqatës “Ishmi”.

Meta shprehet se ka dëgjuar me vëmendje propozimet e tyre, për zhvillimin e zonës, nga mbrojtja e pronave, pasurive natyrore dhe mjedisit.

Meta shprehet se zëri i banorëve të Ishmit dhe të gjithë shqiptarëve duhet të dëgjohet, në mënyrë që t’iu kthehet shpresa dhe të ndalet shpopullimi.

Postimi i plotë i Metës:

Vlerat e rralla historike, arkeologjike dhe kulturore të Ishmit burojnë nga lashtësia, ndaj ne ndihemi krenarë për gjithçka që kjo trevë përfaqëson për qytetërimit tonë.

Ishmin e ka bekuar Zoti me pasuri të jashtëzakonshme natyrore, por meriton më shumë vëmendje e mbështetje me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndalimin e shpopullimit nga të rinjtë.

Për të ndarë ide të çmuara me qëllim dhënien e shkëlqimit të merituar të kësaj treve, prita sot me kërkesë të tyre, një përfaqësi të nderuar të Shoqatës “Ishmi”.

I falënderova për kontributin e vyer të dhënë në veçanti në ndihmë të qytetarëve në nevojë të prekur nga pandemia dhe tërmeti, si dhe për përpjekjet e palodhura për mbrojtjen e vlerave dhe traditave të Ishmit.

I dëgjova me shumë kujdes dhe i mbajta shënim të gjitha propozimet e tyre për zhvillimin e zonës, nga mbrojtja e pronave, pasurive natyrore dhe mjedisit, tek ideja interesante për çeljen e kurseve profesionale periodike në fushën e turizëm-hotelerisë, si një mundësi për të ndaluar largimin e të rinjve dhe deri tek propozimi për krijimin e tregjeve me produktet e shëndetshme bio të zonës.

Zëri i banorëve të Ishmit, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë duhet të dëgjohet nga të gjithë. Vetëm në këtë mënyrë mund të rikthehet shpresa, të ndalet shpopullimi dhe të garantohet zhvillimi që meriton Atdheu ynë i përbashkët

Më shumë

spot_img
spot_img